image Kosova U19 barazon me Maqedoninë e Veriut U20

Futboll

Kosova U19 barazon me Maqedoninë e Veriut U20

news image

Në miqësoren e luajtur sot në Shkup, Maqedonia Veriore U20 dhe Kosova U19 kanë barazuar me rezultat 3-3.

Ndonëse në portalet maqedonase kjo ndeshje po cilësohet si përballje mes përfaqësueseve U21 të shteteve përkatëse, FFK para dy ditëve ka raportuar që dy miqësoret e këtyre ditëve janë mes Kosovës U19 dhe Maqedonisë Veriore U20.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rezultat 1-0 për Maqedoninë Veriore. Më pas Kosova kaloi në epërsi 1-3 me golat e shënuara në minutat 57’, 62’, 72’, e deri para fundit të ndeshjes Maqedonia Veriore shënoi edhe dy herë dhe kështu ndeshja u mbyll me rezultatin përfundimtar 3-3.

/Gazeta Sinjali Sporti/