image Kosova U17 korrë sukses, kualifikohet në Elite Round, triumfoi ndaj Ishujve Faroe

Futboll

Kosova U17 korrë sukses, kualifikohet në Elite Round, triumfoi ndaj Ishujve Faroe

news image

Kosova U17 ka arritur të korrë një sukses të madh në garat evropiane, shkruan Sinjali Sport,

Të rinjtë dardanë fituan me rezultat minimal 1-0 ndaj Ishujve Faroe.

Arjol Bllaca ishte heroi i Kosovës në këtë takim, duke e realizuar golin e vetëm në minutën e 59-të.

Me këtë fitore, kombëtarja dardane siguroi pozitën e dytë në grupin e 9 me gjashtë pikë dhe u kualifikua në Elite Round.

Mysafirët në tjetrën anë mbyllën këtë aventurë të fundit në grup më zero pikë. /Gazeta Sinjali Sporti/