Kosova U17 ka arritur të korrë një sukses të madh në garat evropiane, shkruan Sinjali Sport,
Të rinjtë dardanë fituan me rezultat minimal 1-0 ndaj Ishujve Faroe.
Arjol Bllaca ishte heroi i Kosovës në këtë takim, duke e realizuar golin e vetëm në minutën e 59-të.
Me këtë fitore, kombëtarja dardane siguroi pozitën e dytë në grupin e 9 me gjashtë pikë dhe u kualifikua në Elite Round.
Mysafirët në tjetrën anë mbyllën këtë aventurë të fundit në grup më zero pikë. /Gazeta Sinjali Sporti/