image Kosova U-17 humb nga Sllovenia, përkundër lojës së mirë

Futboll

Kosova U-17 humb nga Sllovenia, përkundër lojës së mirë

news image

Kombëtarja e Kosovës U-17 ka pësuar humbjen e parë në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian, shkruan Sinjali Sport.

Dardanët e rinj u mposhtën me rezultat minimal në vizitë nga Sllovenia, 1-0.

Me këtë fitore sllovenët renditen të parët pas dy ndeshjeve në grupin e 9-të, derisa kosovarët me tre pikë janë të dytit.

Nga ky grup tre nga katër përfaqësuese mund të kualifikohen në ‘Elite Round’ e më pas të mësyjnë Evropianin. /Gazeta Sinjali Sporti/