image Kosova synon medalje në Grand Slam “Abu Dhabi 2019”

Sporte Luftarake

Sport/ Kosova synon medalje në Grand Slam “Abu Dhabi 2019”

news image

Nesër fillon gara Grand Slam “Abu Dhabi 2019” në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku do të marrin pjesë 5 kontinente, 95 shtete dhe rreth 550 garues.

Kosovën do ta përfaqësojnë 4 garues: Majlinda Kelmendi(-52kg), Nora Gjakova (-57kg) që ndeshen nesër, Akil Gjakova (-73kg) ndeshet pasnesër dhe Loriana Kuka (-78kg) ndeshet ditën e shtunë.

Majlinda Kelmendi në ndeshjen e parë takohet me garuesen nga Ivori Kosti Salimata Fofana. Teksa, Nora Gjakova në ndeshjen e parë do të takohet me garuesen serbe Marica Perisic. Akil Gjakova në ndeshjen e parë takohet me fituesin e ndeshjes ndërmjet garuesit nga Arabia Saudite Andulelah Albali dhe garuesit nga India Nilesh Balhara. Ndërsa, Loriana Kuka në ndeshjen e parë do të takohet me garuesen nga Uzbekistani Nodira Yuldasheva.

Bashkë me garuesit atje po marrin pjesë trajneri Driton Kuka dhe kryetari Agron Kuka./Gazeta Sinjali/