image Loriana Kuka fiton medaljen e bronztë në Abu Dhabi, e mposht Audrey Tcheumeo në repesazh

Sporte Luftarake

Loriana Kuka fiton medaljen e bronztë në Abu Dhabi, e mposht Audrey Tcheumeo në repesazh

news image

Loriana Kuka ka arritur t’ia sjellë Kosovës medaljen e bronztë në grandslamin që po zhvillohet në Abu Dhabi, duke e mposhtur garuesen franceze Audrey Tcheumeo në kategorinë deri në 78 kilogram.

Kuka deri te medalja erdhi pasi lufta shkoi në Golden Score, ku Audrey bëri një gabim dhe pas rishikimit, fitorja iu dha xhudistës pejane.

Kjo është medalja e dytë për Kosovën në Abu Dhabi, pasi më parë me të argjendtën ishte stolisur Nora Gjakova, ditën e premte.

Garuesja tjetër, Laura Fazliu nuk arriti më shumë se në raundin e dytë në kategorinë e saj dhe u kthye pa medalje në shtëpi.

/GazetaSinjali/