image Kosova regjistroi dy herë më shumë se Kina raste me koronavirus brenda një dite

Shëndetësi

Kosova regjistroi dy herë më shumë se Kina raste me koronavirus brenda një dite

news image

Kosova gjatë ditës së djeshme ka regjistruar rekord të zi të rasteve të reja pozitiv me COVID-19, brenda një dite, duke shënuar 129 raste.

Si asnjëherë më parë, pas lehtësimit të masave me fillimin e fazës së tretë, rastet me koronavirus në vendin tonë kanë filluar të rriten drastikisht.

Kështu, dje Kosova ka mposhtur edhe Kinën për raste të reja, Kina ka shënuar vetëm 40 raste të reja, dhe shumica prej tyre janë nga Pekini.

Por, Kina nuk i llogarit në shifrën zyrtare të infektimeve personat që kanë koronavirus por që nuk shfaqin simptoma, shkruan “Reuters”.

Në këtë shtet u regjistruan rastet e para të koronavirusit në botë dhjetorin e vitit të kaluar. Më vonë, virusi u përhap në tërë botën me mbi 8 milionë njerëz të infektuar.

E, sot në Kosovë janë mbi 600 raste aktive me COVID-19, teksa IKSHPK vazhdon të apelojë tek qytetarët që të respektojnë udhëzimet e tyre, për mbajtjen e distancës dhe maskave, në mënyrë që të parandalohet përhapja a pandemisë./ Gazeta Sinjali/