image Kosova qe gati një vit pa Kryeprokuror të Shtetit, Haxhiu: Është në dorë të presidentes Osmani

Drejtësi

Kosova qe gati një vit pa Kryeprokuror të Shtetit, Haxhiu: Është në dorë të presidentes Osmani

news image

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka deklaruar se Kushtetuta e Kosovës nuk e përcakton afatin kohor të dekretimit të Kryeprokurorit të Shtetit nga presidentja e shtetit.

Haxhiu, ka thënë se Kosova “duhet të ketë një Kryeprokuror me integritet”.

Ajo, po ashtu ka thënë se nuk e di nëse presidentja Vjosa Osmani do ta dekretojë Blerim Isufajn, të propozuarin për Kryeprokuror të Shtetit.

“Sa i përket zgjedhjes së Kryeprokurorit, këta (KPK-ja) vet e kanë nisur gabim, por kjo tashmë është në dorë të presidentes Osmani.Aktualisht, Kushtetuta nuk e përcakton afatin kohor të presidentes për të dekretuar ose jo Kryeprokurorin. Mirëpo, siç kam dëgjuar nga Zyra e Presidentes, ata presin që të zgjidhet kontesti ligjor në Gjykatën Kushtetuese për këtë dhe pastaj pritet të dalin me vendim”, ka deklaruar Haxhiu në RTK.

Ajo ka thënë se përplasjet e Ministrisë së Drejtësisë me prokurorët dhe gjyqtarët, nuk e kanë zanafillën te procesi i përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit.

“Nuk mendoj se problemi kryesor është aty. Por, unë mendoj se problemi kryesor në sistemin e drejtësisë është konflikti i vazhdueshëm për reformat në drejtësi. Ata kanë pasur deklarata publike duke thënë se si reformat që ka nisur Ministria e Drejtësisë, shkelin pavarësinë e sistemit prokurorial”, ka thënë ajo.

/GazetaSinjali/