Sot, Kosova ka pranuar mbi 500 mijë doza të vaksinës Pfizer të siguruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Lidhur me këtë, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka thënë se ky donacion është siguruar nga presidenti amerikan Joe Biden.
“Po bëjmë pranimin e kontingjentit prej 515 mijë e 970 dozave të vaksinës kundër COVID-19 të siguruar nga presidentit i Shteteve të Amerikës Joe Biden dhe shteti mik i Kosovës”, ka thënë Latifi.
Latifi tha se stokut të vaksinave në MSh u janë shtuar edhe mbi 500 mijë vaksina kundër COVID-19.
“Me këtë dhuratë nga ShBA-të, stokut të vaksinave që MSh-ja i ka në dispozicion për qytetarët tanë i shtohen edhe mbi 500 mijë doza të tjera për të ndihmuar edhe më tej luftën kundër Covid-19”, ka thënë ai.
Ai gjithashtu iu ka bërë thirrje qytetarëve mbi moshën 12 vjeçare që të vaksinohen kundër COVID-19.