image Kosova pranon 38 mijë e 400 doza të vaksinës antiCOVID, mbi 500 mijë të tjera vijnë në javët e ardhshme

Shëndetësi

Kosova pranon 38 mijë e 400 doza të vaksinës antiCOVID, mbi 500 mijë të tjera vijnë në javët e ardhshme

news image

Kosova sot ka pranuar 38 mijë e 400 doza të vaksinës AstraZeneca Oxford COVID-19, të prokuruara nga UNICEF-i, përmes programit COVAX, raporton Gazeta Sinjali.

Kjo është dërgesa e katërt e vaksinave COVID-19 në Kosovë përmes programit COVAX.

Ndërkaq, javët e ardhshme pritet të arrijnë edhe 512 mijë e 820 doza të tjera të vaksinës Pfizer/BioNTech.

“Deri më tani, Zyra e UNICEF-it në Kosovë e ka mbështetur Ministrinë e Shëndetësisë me donacionin e 211 mijë e 420 dozave të vaksinës COVID-19 përmes COVAX. Një dërgesë tjetër prej 521 mijë e 820 dozave të vaksinës Pfizer-BioNTech COVID-19 do të arrijë në javët e ardhshme”, thuhet në njoftimin e UNICEF-it.

Me vaksinat e dorëzuara deri më sot dhe arritjen e vaksinave tjera në javët e ardhshme, UNICEF-i përmes COVAX ka njoftuar se do të mbulojë 20% të popullsisë së Kosovës./Gazeta Sinjali/