Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti ka bërë të ditur se vaksinat antiCOVID nga Kroacia kanë ardhur të mërkurën në mbrëmje, transmeton Sinjali.
Marrëveshja për ardhjen e tyre është nënshkruar më 24 maj mes ministrit Arben Vitia dhe ambasadores kroate në Kosovë, Danijela Barishiq.
Ministria e Shëndetësisë pati njoftuar se gjatë këtij takimi, Bardiqi dhe Barishiq kanë nënshkruar marrëveshjen për 10 mijë doza të vaksinës antiCOVID, të cilat ministri i Jashtëm kroat, Gordan Grliq-Radman, pati njoftuar se Kroacia do ia bëjë dhuratë Kosovës.