Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll ka pësuar humbje nga Luksemburgu me rezultat përfundimtar, 88:80. (23:21, 24:25, 19:18, 22:16).
Basketbollistët e Kosovës kanë treguar një ndeshje të mirë, megjithatë, çereku i fundit ishte fatal (22:16), transmeton Sinjali.
Dardan Berisha ka shënuar 23 pikë, derisa Divine Myles shtoi 19. Pikë dyfshirore shënuan edhe Mikaile Tmusiq (16) dhe Drilon Hajrizi (11).
Ky takim u zhvillua në kuadër të parakualifikimeve Eurobasket 2021, ku në këtë grup është edhe Britania e Madhe.
Kujtojmë se Dardanët, të mërkurën, e presin në Mitrovicë, Britaninë e Madhe dhe asgjë nuk ka përfunduar sa i përket kualifikimit./Sinjali/