image Kosova përballet sonte me Rumaninë në Shkup

Basketboll

Kosova përballet sonte me Rumaninë në Shkup

news image

Kosova U20 (femrat) në basketboll sonte do të zhvillojnë takimin e tretë në FIBA Women’s Challanger që po mbahet në Shkup të Maqedonisë Veriore.

Vashat e Kosovës do të përballen me Rumaninë, ndeshje që zhvillohet nga ora 17:00.

Dardanet kanë pësuar dy humbje, nga Sllovakia dhe Luksemburgu, kurse Rumania ka një fitore ndaj Maqedonisë Veriore dhe një humbje nga Sllovakia.

Ndeshjen e fundit vashat e Kosovës U20 do ta zhvillojnë të dielën (nesër) nga ora 21:00 me Maqedoninë Veriore. /Gazeta Sinjali Sporti/