Derisa në Kosovë nuk ka ende vaksina antiCOVID për vaksinimin e qytetarëve të të gjitha moshave, politikanët po shfrytëzojnë forma të ndryshme që të imunizohen sa më parë, raporton Gazeta Sinjali.
Në mesin e tyre është edhe deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vlora Dumoshi, e cila është vaksinuar kundër COVID-19 në Amerikë.
Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë ajo, duke postuar një fotografi nga momenti i vaksinimit.
Imunizimin deputetja e LDK-së e ka bërë në Washington DC.