image Kosova pa drejtor të PK-së e pa Kryeprokuror, reagon Selmanaj

Politikë

Kosova pa drejtor të PK-së e pa Kryeprokuror, reagon Selmanaj

news image

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka reaguar pasi Kosova tash e 10 muaj ka mbetur pa Kryeprokuror të shtetit si dhe tash e 6 muaj pa Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

Selmanaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se këto dy digastere të rëndësishme për luftimin e krimit dhe korrupsionit, tash e disa muaj udhëhiqen me ushtrues detyre.

Tutje deputeti i LDK-së ka thënë se në njërën anë Osmani abuzon me “afatin e arsyeshëm” për dekretimin, ndërsa në anën tjetër Kurti dhe Sveçla ende nuk po arrijnë ta gjejnë personin e “përshtatshëm” dhe të “qëndrueshëm” që do i shërbente me lojalitet atyre.

Postimi i plotë:

Koalicioni Kurti-Osmani, tash e 10 muaj e ka lënë Kosovën pa Kryeprokuror të shtetit, pa pozitën më të rëndësishme në…

Posted by Driton Selmanaj on Sunday, February 5, 2023

/GazetaSinjali/