image Kosova nuk merr pjesë në ceremoninë e Nobelit, kërkon që edhe Shqipëria të veprojë njësoj

Kosovë

Kosova nuk merr pjesë në ceremoninë e Nobelit, kërkon që edhe Shqipëria të veprojë njësoj

news image

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka njoftuar se Kosova nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e Nobelit në Stokholm këtë vit. Pacolli ka kërkuar që edhe Shqipëria të veprojë njësoj.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Pacolli ka konfirmuar se ambasadorja Shkëndije Geci-Sherifi do ta bojkotojë këtë event, shkaku i fituesit konstravers të Çmimit Nobel, Peter Handke, i cili ka qenë mik dhe mbështetës i politikës së Millosheviqit.

“Kosova nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e Nobelit në Stokholm këtë vit. Unë konfirmoj se ambasadorja ynë Znj. Shkendije-Geci-Sherifi do të bojkotojë këtë event, shkaku i fituesit kontravers të Çmimit Nobel, Peter Handke, mik dhe mbështetës i politikës së Millosheviqit. Unë gjithashtu pres që edhe Ambasadori i Shqipërisë të veprojë në mënyrë të ngjashme”, ka shkruar Pacolli./Gazeta Sinjali/