Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha mbrëmë se më 17 mars del kontingjenti i vaksinave antiCOVID të prodhuara për Kosovën, shkruan Gazeta Sinjali.
Ky kontigjent i cili përmban 33 mijë e 600 doza të vaksinës antiCOVID pritet të arrijë në Kosovë brenda disa ditëve.
Zemaj po ashtu bëri të ditur se sot fillojnë përgatitjet për Qendrën e Vaksinimit, e cila do të jetë salla “1 tetori” në Prishtinë.
“Ne nesër do t’i fillojmë përgatitjen e Qendrës së Vaksinimit, që do të jetë salla ‘1 tetori’. Të shohim ju kemi afruar datës për ardhjen e kontingjentit të parë të vaksinave. Më datën 17 del kontingjenti i prodhuar për Kosovën. Është më pas çështje ditësh, transporti dhe gjithçka do të jetë e gatshme për arritjen e 33 mijë e 600 dozave të para, do të vijnë edhe 66 mijë e 900 të tjerat”, tha ai mbrëmë në Klan Kosova./Gazeta Sinjali/