image Kosova nënshkruan marrëveshje bilaterale me Letoninë për bashkëpunim ushtarak - Sinjali

Kosova nënshkruan marrëveshje bilaterale me Letoninë për bashkëpunim ushtarak

news image

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se Kosova ka nënshkruar marrëveshje bilaterale me Letonin për bashkëpunim ushtarak në funksion të sigurisë kontinentale dhe më gjerë.

Mehaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se ky memorandum përcakton fushat e bashkëpunimit të dy shteteve në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe njerëz në këmbë

“Sot në Ministrinë e Mbrojtjes së Letonisë, bashkë me homologun tim letonez, ministrin e mbrojtjes, Artis Pabriks, nënshkruam Memorandumin e Mirëkuptimit“.

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe njerëz në këmbë

Ky Memorandum përcakton fushat e bashkëpunimit të dy shteteve në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Kosova dhe Letonia kemi histori të ngjashme dhe objektiva të ngjashëm për kontribut në paqen, sigurinë dhe stabilitetin kontinental dhe më gjerë.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

“Rrugëtimi i Letonisë për anëtarësim në NATO është një ndër eksperiencat e duhura për ne drejtë synimit tonë!”, ka shkruar Mehaj./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin