image Kosova në Washington pranon t'i bashkohet "mini-shengenit"

Kosovë

Kosova në Washington pranon t’i bashkohet “mini-shengenit”

news image

Në mesin e pikave të marrëveshjes që u nënshkrua sot në Shtëpinë e Bardhë nga kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, është edhe pjesëmarrja e Kosovës në “mini-shengenin” e themeluar nga Serbia, Shqipëria e Maqedonia e Veriut, raporton Gazeta Sinjali.

Kosova dhe Serbia obligohet të bashkohen në këtë “mini-shengen”, të shpallur në nëntorit të vitit të kaluar dhe të shfrytëzojnë të gjitha benefitet e saj.

“Të dyja palët do t’i bashkohen ‘zonës së mini-Shengenit’, të shpallur nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, në nëntorin e vitit 2019, dhe do t’i shfrytëzojnë plotësisht përfitimet prej saj”, thuhet në marrëveshjen e nënshkruar në Washington, në praninë e presidentit amerikan, Donald Trump./Gazeta Sinjali/