image Kosova mposhtet nga Guineja në miqësoren e radhës

Futboll

Kosova mposhtet nga Guineja në miqësoren e radhës

news image

Përfaqësuesja e Kosovës është përballur me Guinenë në miqësoren e radhës të qershorit, shkruan Sinjali Sport.

Ndeshja që u zhvillua në Turqi, ka përfunduar me rezultat 1-2 për Guinenë.

Moustapha Kouyate në minutën e 61-të dhe Jose Kante në të 66-ën realizuan për Guinenë.

Dardanët shënuan me Arb Manaj në kohën shtesë në minutën e 93-të.

Kjo ishte miqësorja e tretë për reprezentacionin e Kosovës, pas dy fitoreve ndaj San Marinos me rezultat 4-1 dhe Maltës 2-1.

Në këtë ndeshje Challandes i ka përdorur futbollistët e Superligës dhe ata të cilët nuk kanë minuta për ekipin A. /Gazeta Sinjali Sporti/