image Kosova mposhtet edhe nga Jordania

Futboll

Kosova mposhtet edhe nga Jordania

news image

Kombëtarja e Kosovës luajti sot një miqësore me Jordaninë, shkruan Sinjali Sport.

Dardanët si nikoqir në Prishtinë në arenën “Fadil Vokrri” u mposhtën me rezultat të pastër 0-2.

Baha Faisal dhe Hamza Al Daradreh i realizuan golat për mysafirët.

Kosova e dominoi takimin, por kundërsulmet dhe mbrojtja e fortë e Jordanisë nuk e lejoi që të shënojë.

Kjo ishte ndeshja e parë që e zhvilloi Kosova në këtë muaj, derisa do luajnë edhe ndaj Greqisë në duelin e fundit kualifikues për botëror, ku i ka humbur gjasat për kualifikim.

Reprezentacioni i jonë u udhëhiq nga selektori i përkohshëm Primozh Gliha. /Gazeta Sinjali Sporti/