Nën organizimin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Qendrore të Kosovës, gjatë kësaj jave Kosova ka mirëpritur takimet e konstituencës së Bankës Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN).
Takimi i Konstituencës së Bankës Botërore dhe FMN-së, mbledh përfaqësues nga Ministritë e Financave dhe Bankat Qendrore të shteteve anëtare si Austria, Belgjika, Turqia, Bjellorusia, Çekia, Luksemburgu, Hungaria, Sllovakia, si dhe Sllovenia.
Këto takime shërbejnë si platformë për të ndarë përvojat më të mira, si dhe për të diskutuar rreth zhvillimeve të përgjithshme ekonomike globale, sfidave rajonale, si dhe çështjeve të brendshme të konstituencave përkatëse.
Përzgjedhja e Kosovës si vend pritës për takimet e konstituencës nënvizon partneritetin e rëndësishëm që vendin ynë mban më këto institucione, e të njejtën kohë dëshmon që edhe më tej po forcojmë lidhjet ekonomike me organizatat financiare ndërkombëtare.