image Hoti i reagon Kurtit pas raporit të Bankës Botërore: Mashtrimet po marrin fund, e vërteta mbizotëron gjithmonë

Politikë

Hoti i reagon Kurtit pas raporit të Bankës Botërore: Mashtrimet po marrin fund, e vërteta mbizotëron gjithmonë

news image

Ish-kryeministri i Kosovës dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti i ka reaguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, pasi ky i fundit publikoi disa statistika nga Banka Botërore, e cila kishte të bënte me raportin për Kosovën.

Kurti tha se duke u bazuar në këtë institucion, krahasuar me 10 vite më parë, Kosova ka arritur të rrisë të ardhurat për kokë banori deri për 50 për qind dhe ka zvogëluar shkallën e varfërisë për 35 për qind.

Ndërkohë, Hoti ka cituar Bankën Botërore, duke thënë se “Kosova qenka zhvilluar nga ‘regjimet e kaluara’”.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti tha se kjo dëshmon se “pavarësisht” sfidave, Kosova gjatë qeverisjeve të kaluara është zhvilluar, e jo varfëruar.

“Banka Botërore po thotë se: “Kosova ka përjetuar progres të qëndrueshëm ekonomik gjatë dekadës së fundit, me një rritje prej afro 50 përqind të të ardhurave për kokë banori dhe një ulje prej 35 përqind të shkallës së varfërisë”. Këtë të vërtetë tani po e pranojnë majtistët në pushtet”, shkroi Hoti.

“Pra, pavarësisht sfidave, Kosova qenka zhvilluar nga “regjimet e kaluara” e jo varfëruar, siç bëjnë propagandë mashtruesit”, shtoi ai.

“Mashtrimet e opinionit po marrin fund. E vërteta mbizotëron gjithmonë”, shkroi Hoti në fund të postimit.

/GazetaSinjali/