image Kosova mëson rivalët në kualifikimet për Euro U17 dhe U19 në konkurrencën e femrave - Sinjali

Kosova mëson rivalët në kualifikimet për Euro U17 dhe U19 në konkurrencën e femrave

news image

Sot në selinë e UEFA është hedhur shorti për kualifikimet e Kampionatit Evropian për femra, në grupmoshat U17 dhe U19.

Në kualifikimet e grupmoshës U17 do të marrin pjesë 49 ekipe, që është shifër rekorde për UEFA për këtë grupmoshë dhe cikli kualifikues organizohet në format të ri, me dy liga (A dhe B) të ndara në grupe, që do të garojnë në dy raunde kualifikuese për një vend në turneun final që do të mbahet në Bosnjë e Hercegovinë. Kosova bën pjesë në Grupin 1 të Ligës B, së bashku me Bjellorusinë, Gjeorgjinë dhe Luksemburgun.

Raundi i parë do të vendosë se cilat skuadra promovohen dhe zbresin në ligat A dhe B përpara raundit të dytë që do të zhvillohet në pranverën e vitit 2022. Ndeshjet e raundit të parë në grupe do të zhvillohen ndërmjet 1 gushtit dhe 14 nëntorit.

Nga Liga B në Ligën A promovohen pas raundit të parë kualifikues gjashtë fituesit e grupeve si dhe skuadra e dytë më e mirë, derisa nga Liga A në B bien shtatë ekipet e fundit në grupe. Shorti i raundit të dytë do të tërhiqet në fund të vitit 2021, e ku më pas shtatë fituesit e grupeve të Ligës A në kualifikimet që zhvillohen në pranverë do t’i bashkohen Bosnjë e Hercegovinës në finalet e Evropianit U17 në verën e vitit 2022.

Ndërkohë, në kualifikimet e Evropianit për grupmoshën U19, Kosova bën pjesë në Grupin 5 të Ligës B, së bashku me Kroacinë, Letoninë dhe Lihtenshtajnin. Ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen në Kroaci në muajin tetor.

Edhe këto kualifikime zhvillohen në format të ri. Raundi i parë do të vendosë se cilat skuadra promovohen dhe zbresin në ligat A dhe B përpara raundit të dytë që do të zhvillohet në pranverën e vitit 2022.

Nga Liga B në Ligën A promovohen pas raundit të parë kualifikues gjashtë fituesit e grupeve si dhe skuadra e dytë më e mirë, derisa nga Liga A në B bien shtatë ekipet e fundit në grupe. Shorti i raundit të dytë do të tërhiqet në fund të vitit 2021, e ku më pas shtatë fituesit e grupeve të Ligës A në kualifikimet që zhvillohen në pranverë do t’i bashkohen Çekisë në finalet e Evropianit U19 nga 27 qershori deri më 9 korrik të vitit 2022.

Kualifikimet U19

Liga A

Grupi A1: Holanda, Skocia, Austria, Ukraina

Grupi A2: Franca, Suedia, Islanda, Serbia

Grupi A3: Gjermania, Belgjika, Rusia, Sllovenia

Grupi A4: Danimarka, Finlanda, Hungaria, Turqia

Grupi A5: Zvicra, Anglia, Republika e Irlandës, Irlanda e Veriut

Grupi A6: Spanja, Republika Çeke, Portugalia, Sllovakia

Grupi A7: Norvegjia, Italia, Polonia, Azerbajxhani

Liga B

Grupi B1: Bjellorusia, Ishujt Faroe, Maqedonia e Veriut, Qipro

Grupi B2: Greqia, Bullgaria, Lituania, Kazakistani

Grupi B3: Uells, Shqipëri, Moldavi, Andorra

Grupi B4: Izraeli, Rumania, Gjeorgjia, Malta

Grupi B5: Kroacia, Kosova, Letonia, Lihtenshtajni

Grupi B6: Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Estonia, Armenia

Kualifikimet U17

Liga A

Grupi A1: Norvegjia, Republika e Irlandës, Hungaria, Bullgaria

Grupi A2: Holandë, Republikë Çeke, Slloveni, Skoci

Grupi A3: Italia, Franca, Suedia, Uellsi

Grupi A4: Gjermania, Finlanda, Portugalia, Bosnjë dhe Hercegovina

Grupi A5: Anglia, Polonia, Belgjika, Rusia

Grupi A6: Danimarka, Austria, Zvicra, Greqia

Grupi A7: Spanja, Serbia, Islanda, Irlanda e Veriut

Liga B

Grupi B1: Bjellorusia, Gjeorgjia, Kosova, Luksemburgu

Grupi B2: Lituania, Kroacia, Armenia, Kazakistani

Grupi B3: Ukraina, Estonia, Moldavia, Maqedonia e Veriut

Grupi B4: Sllovakia, Izraeli, Ishujt Faroe

Grupi B5: Turqia, Rumania, Letonia

Grupi B6: Azerbajxhani, Mali i Zi, Shqipëria. /Gazeta Sporti në Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: