image Pacolli hap arkivin, ia përmend studenten Hasanit
[wp-story id="814678"]

Politikë

Pacolli hap arkivin, ia përmend studenten Hasanit

news image

Ministri i Jashtëm në detyrë, Behgjet Pacolli, i ka reaguar ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasanit, pas akuzave që ky i fundit ia bëri gjatë fundjavës.

Pacolli ka shfryer tërë mllefin e tij ndaj Hasanit nëpërmjet një statusi të gjatë në Facebook, ku i ka numëruar gjithë të këqijat, që sipas tij, ai ia ka bërë shtetit dhe shoqërisë.

Postimi i plotë i Pacollit në Facebook:

Polemikat ndërmjet Pacollit e Hasanit, filluan pasi Hasani në një intervistë për media gjatë fundjavës, e ka quajtur Pacollin mashtrues.
Hasani pati deklaruar se kurrë nuk do t’i falet koalicionit PAN që i ka besuar një dikaster kaq të rëndësishëm një njeriu që, sipas tij, për një kohë të gjatë ka bërë biznes me vendin armik të Kosovës, siç është Rusia.

Sipas ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasanit,  Pacolli nuk e ka bagazhin intelektual për të udhëhequr me Ministrinë e Jashtme, duke theksuar se sjelljet e tij janë ordinere dhe të rrugaçëve./Sinjali/