Janë publikuar formacionet zyrtare për sfidën miqësore në mes të Kosovës dhe Lituanisë që do të zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.
Bernard Challandes ka hedhur nga minuta e parë në fushë pothuajse më të mirët, pasi dëshiron të konsolidojë sa më shumë skuadrën para përballjeve me Suedinë, të dielën dhe me Spanjën të mërkurën (31 mars).
Përveç Amir Rrahmanit, që është i dëmtuar dhe do të mungojë, Bernard Challandes ka hedhur në fushë 11-shen më të mirë që ka Kosova.
Vendin e të përjashtuarit, Aro Muric, për arsye disiplinore siç ka thënë FFK, e ka zënë Samir Ujkani, i cili do të mbajë edhe shiritin e kapitenit në krah./Gazeta Sinjali Sporti/
11-shja startuese e Kombëtares sonë për miqësoren përballë Lituanisë. #Dardanët #BesaBesë #ForcaKosovë
Posted by Federata e Futbollit e Kosovës – Football Federation of Kosova on Wednesday, March 24, 2021