image Kosova me gjashtë pjesëmarrës në GrandSlamin e Zagrebit

Sporte Luftarake

Kosova me gjashtë pjesëmarrës në GrandSlamin e Zagrebit

news image

Nga nesër, e shtunë, fillon kompeticioni i xhudos në Zagreb të Kroacisë, ku në këtë turne pjesëmarrës do të jenë edhe xhudistët nga Kosova, shkruan Gazeta Sinjali.

Këtë javë Federata Kroate e Xhudos do të mirëpresë mbi 480 atletë për Europian Open që nis nga nesër më 1 maj.

Në këtë GrandSlam do të marrin pjesë 33 shtete, përfshirë edhe Përfaqësuesen e Kosovës në xhudo.

Trajneri Driton Kuka, me vete ka marrë gjashtë xhudistë: Arbër Kullashi, Shpati Zekaj, Erza Muminoviq, Flaka Loxha, Fationa Kasapi dhe Laura Fazliu.

Vitin e kaluar, Laura Fazliu fitoi medalje të argjendtë. /Gazeta Sinjali Sporti/