image Kosova me 14 karateistë synon medalje në Kampionatin Evropian që do mbahet në Kroaci

Sporte Luftarake

Kosova me 14 karateistë synon medalje në Kampionatin Evropian që do mbahet në Kroaci

news image

Kosova do synojë me 14 karateistë medalje dhe pikë olimpike në Kampionatin Evropian, shkruan Sinjali Sport.

Evropiani i paraprinë garës kryesore për kualifikim në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Kampionatin nga afër do ta ndjekë edhe presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, njëherit kryetar i Federatës së Karatesë së Kosovës, si dhe këshilltari i tij, Besim Aliti.

Përzgjedhësi, Isak Curri, pret medalje nga karateistët me përvojë: Herolind Nishevci, Elhami Shabani e Fortesa Orana, si dhe medalistët Evropianë U-21, Albulena Gërvalla e Benjamin Shabani.

Postimi i plotë e Federatës së Karatesë së Kosovës në “Facebook” pa ndërhyrje:

/Gazeta Sinjali Sporti/