image Kosova kërkon njohje nga shteti që para dy ditësh tha se nuk ndërron qëndrim

Politikë

Kosova kërkon njohje nga shteti që para dy ditësh tha se nuk ndërron qëndrim

news image

Gjatë ditës së sotme presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, kanë zhvilluar një takim me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, të cilit i kërkuan njohjen e Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kurti përmes një postimi në Twitter, ku ka shkruar se Greqia është faktor i rëndësishëm për rajonin tonë.

“Greqia është një faktor shumë i rëndësishëm për rajonin tonë, NATO-n dhe BE-në. Me presidenten Osmani, ministren Gërvalla takova kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis. Ne ndajmë vlera, synime dhe interesa të përbashkëta ekonomike dhe ritheksuam nevojën për njohjen e pavarësisë së Kosovës”, ka shkruar Kurti.

Por, në anën tjetër, kryeministri Mitsotakis dy ditë më parë zhvilloi një takim me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, nga ku përsëriti se Greqia nuk do ta ndryshojë qëndrimin sa i përket njohjes së Kosovës.

/GazetaSinjali/