Trajneri i Kombëtares së Kosovës Alen Zhires ka folur në një konferencë për media para ndeshjes me Greqinë, sfida e dytë kjo në edicionin e ri të Ligës së Kombeve, pas fitores ndaj Qipros me rezultat 2-0.
Trajneri francez deklaroi se kanë punuar shumë për t’u paraqitur sa më mirë në këtë ndeshje, por pranoi se ka shumë zgjidhje për formacionin startues dhe nuk e ka të lehtë të vendos për më të mirët.
Ndërsa sulmuesi shtatlartë i Kosovës, Vedat Murqi theksoi se ndeshja me Qipron ka dhënë sinjale se Kosova është një ekip i mirë, por Greqia është një rival që duhet respektuar edhe pse shton se tashmë i kanë analizuar dhe parë pikat e tyre të dobëta.
“Padyshim se është zgjidhje e komplikuar duke pasur parasysh potencialin dhe grupin e lojtarëve të cilin e kemi, sidomos duke e ditur se në disa reparte kemi shumë lojtarë të cilët mund t’i përzgjedhim dhe në këtë rast sikur me sulmin, krahët e sulmit padyshim është shumë problematike. Mirëpo sot nuk do të zbulojmë se si do të paraqitemi nesër”, tha Zhires.
“Greqia është një kundërshtar shumë i fortë, por ne i dimë pikat e dobëta, i dimë aftësitë tona që i kemi si pika të forta. Nuk do e bëjmë gabimin që e kemi bërë në ndeshjen me Qipron në pjesën e parë, do të koncentrohemi maksimalisht edhe besoj se do të jetë një atmosferë e jashtëzakonshëm këtu”, tha Muriqi.
Ndryshe, Kosova shkon në ndeshjen me Greqinë si lidere e Grupit 2 në Ligën C të Ligës së Kombeve pas fitores me rezultat 2-0 ndaj Qipros.