image Kosova fiton ndaj Luksemburgut, mban shpresat për kualifikim

Basketboll

Kosova fiton ndaj Luksemburgut, mban shpresat për kualifikim

news image

Kosova ka shënuar fitoren e parë në rrethin parakualifikues për “Eurobasket 2021”, duke e mposhtur Luksemburgun në Prishtinë me rezultat përfundimtar, 109:88.

Kjo fitore vjen pas humbjes nga Luksemburgu dhe Britania e Madhe në dy xhirot e para të Grupit G.

Dardan Berisha me 32 pikë ishte më efikasi në fitoren e Kosovës, ndërsa me lojë të mirë u dalluan edhe Divine Myles (23), Mikaile Tmusic (22) e Fisnik Rugova me 14 pikë.

“Dardanët” gjatë gjithë kohës ishin më të mirë dhe fitorja e tyre nuk u rrezikua për asnjë moment, fitore e cila ende “i mban në lojë” për kualifikim.