image Kosova fiton edhe një medalje në Kroaci
[wp-story id="814678"]

Sporte Luftarake

Kosova fiton edhe një medalje në Kroaci

news image

Përfaqësuesja e Kosovës në Karate ka fituar edhe një medalje të brozntë në Kampionatin Evropian për Universitete, që po mbahet në Kroaci, transmeton Sinjali.

Kësisoj, vendi i tretë në Evropë u arrit nga kosovari Benjamin Shabani.

“Medalja u fituan në kategorinë deri në 75 kilogramë, ku në duelin e parë fitoi nga garuesi nga Turqia, pastaj atë nga Anglia, Gjermania dhe humbi nga finalisti i kësaj kategorie, ai i Bosnjës dhe Hercegovinës, pastaj në garën për medalje te bronztë fitoi nga garuesi i Francës. Kështu i solli edhe një medalje Kosovës nga Kampionati Evropian për Universitete, ku përfaqësuesja e Kosovës në Karate po merr pjesë me pesë garues, ku ditën e parë fitoi medaljen e bronztë edhe në ekipore”, thuhet në njoftimin e Federatës së Karatesë së Kosovës.

FKK e ka cilësuar si një rezultat shumë të mirë për Benajmin Shabanin pas medaljes së artë nga Kupa Botërore që u mbajt në Umag te Kroacisë një muaj më parë (1-7 korrik 2019).

Me këtë rast, bordi i FFK-së ka uruar edhe Kosovën./Sinjali/