Faqja zyrtare e Ambasadës ruse në Kanada ka polemizuar me shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg, duke vendosur një mbishkrim “Kosova është Serbi” në rrjetin social X, të njohur më parë si Twitter.
Në njoftimin që Stoltenbergu e ka dhënë për shtimin e trupave të KFOR-it në veri, faqja e Ambasadës ruse i ka reaguar me një foto në të cilën shkruhet “Kosova është Serbi”.
Këso mesazhe politike të pavërteta shpesh janë pjesë e propagandës ruse në rrjetet sociale.