image Kosova është e dyta në botë që varet nga përdorimi i qymyrit

Kosovë

Kosova është e dyta në botë që varet nga përdorimi i qymyrit

news image

Sipas të dhënave të fundit nga Ember për vitin 2020, ka rezultuar se Kosova është vendi i dytë në botë që ka më shumë varësi nga qymyri për prodhimin e energjisë elektrike.

Ndërkaq vendi i parë në këtë listë është vendi i Afrikës Jugore, Botswana.

Aktualisht, mungesat e qymyrit po shkaktojnë probleme të furnizimit me energji elektrike në dy ekonomitë kryesore të përdorimit të qymyrit, Indinë dhe Kinën.

Dje në Kosovë është raportuar për paralajmërime për rritjen e çmimeve të energjisë.

Ndërkaq Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se kriza energjetike në Evropë pritet të ketë ndikim edhe në Kosovë, duke paralajmëruar edhe rritje të çmimeve./GazetaSinjali/