Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka vizituar Zubin Potokun në vazhdën e eksplorimit të fshatrave të “Kosovës së bukur”, siç e ka quajtur ai.
Kosnett përmes Twitterit ka publikuar një fotografi nga malet e Zubin Potokut, shkruan Gazeta Sinjali.
Ai shkroi se në çdo vend është mirë të lëvizësh përreth dhe të dëgjosh pikëpamje të ndryshme për të tashmen dhe të ardhmen.
“Në çdo vend, është mirë të lëvizësh përreth dhe të dëgjosh pikëpamje të ndryshme për të tashmen dhe të ardhmen, siç bëmë Alison dhe unë gjatë vizitës sonë të fundit në Zubin Potok. Një bonus i shtuar ishte eksplorimi i fshatrve të Kosovës së bukur”, ka shkruar Kosnett.
Ai zakonisht është mjaft aktiv në Twitterm, nga ku publikon pikëpamjet e tij për Kosovën. /Gazeta Sinjali/