image Kosova e bojkoton shengenin e vogël, konfirmohet mos pjesëmarrja në Samitin e Ohrit

Kosovë

Samiti/ Kosova e bojkoton shengenin e vogël, konfirmohet mos pjesëmarrja në Samitin e Ohrit

news image

Kryeministrat e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, do të mblidhen sot dhe të dielën në Ohër në një takim trepalësh të liderëve të Ballkanit Perëndimor.

Në këtë mbledhje nuk do të jetë prezente Kosova, anipse ditë më parë presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ftoi në këtë takim Bosnjen, Malin e Zi dhe Kosovën.

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka konfirmuar se nuk do të jetë pjesë e Samitit.

Nuk do të jem pjesë e Samitit pasi ftesa ka ardhur shumë vonë, sot, dhe unë ndodhem jashtë shtetit dhe e kam të pamundur të jem”, ka thënë Pacolli.

Mospjesëmarrjen në këtë takim e konfirmoi edhe Presidenca e Kosovës, ku përmes një bisede telefonike ia ka thënë kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, se Kosova nuk merr pjesë në këtë samit.

Në axhendën e këtij takimi do të jetë një mbledhje pune ku përveç tre liderëve të Ballkanit Perëndimor do të marrin pjesë kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës dhe ministrja e Ekonomisë të Malit të Zi./ Gazeta Sinjali/