Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës janë miratuar tri marrëveshje në fushën e drejtësisë që janë bashkëpunim me shtetin e Sllovenisë.
Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se marrëveshjet janë: “Marrëveshja ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Sllovenisë për Zbatimin e Ndërsjellë të Aktgjykimeve në Çështjet Penale;”
“Marrëveshja ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Sllovenisë për Ekstradimin dhe Marrëveshja Ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Sllovenisë për ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështje Penale”.