image Kosova dhe ShBA së shpejti do të nënshkruajnë marrëveshjen për sigurinë e informacionit

Siguri

Kosova dhe ShBA së shpejti do të nënshkruajnë marrëveshjen për sigurinë e informacionit

news image

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar përmes profilit të tij në Facebook, se Kosova së shpejti do të firmos marrëveshjen me ShBA-të për sigurinë e informacionit, shkruan Sinjali.

Faza përgatitore ka filluar, e krejt kjo do bëhet me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare.

“Kemi filluar fazën përgatitore për Marrëveshjen e Përgjithshme të Sigurisë së Informacionit (GSOIA) ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës në të ardhmen e afërt.Siguria e teknologjisë sonë të mbrojtjes si dhe mbrojtja e balancuar e konfidencialitetit, integritetit dhe disponueshmërisë së të dhënave, është sistemi i synuar në mbështetje nga Administrata e Sigurisë së Teknologjisë së Mbrojtjes e Departamentit Amerikan të Mbrojtjes.Vazhdojmë së bashku me miqtë tanë amerikan drejtë finalizimit të kësaj marrëveshje“, ka thënë Mehaj.

/GazetaSinjali/