image Kosova dhe Lituania nënshkruajnë Marrëveshjen për Eliminimin e Tatimit të Dyfishtë - Sinjali

Kosova dhe Lituania nënshkruajnë Marrëveshjen për Eliminimin e Tatimit të Dyfishtë

news image

Në Stohkolm, sot është nënshkruar një Marrëveshje për Eliminimin e Tatimit të Dyfishtë dhe Parandalimin e Evazionit Fiskal. Nga pala kosovare, marrëveshja u nënshkrua nga ambasadorja e Kosovës në Suedi znj. Shkendije Geci –Sherifi, përcjellë Gazeta Sinjali.

Në kuadër të përmbushjes së kërkesave të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian, Republika e Kosovës, respektivisht Ministria e Financave ka bërë përpjekje serioze në inicimin dhe nënshkrimin e marrëveshjeve për eliminimin e tatimit të dyfishtë me disa vende, veçanërisht me anëtarët e BE-së.

Deri më sot, Kosova ka nënshkruar 17 Marrëveshje për Eliminimin e Tatimit të Dyfishtë prej të cilave 15 kanë hyrë në fuqi.

Sot u nënshkrua edhe marrëveshja me Lituaninë ndërkohë që është iniciuar marrëveshja e njëjtë edhe me Estoninë.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: