image Kosova dërgon nesër mostra për testim për variantin Omicron në Gjermani

Shëndetësi

Kosova dërgon nesër mostra për testim për variantin Omicron në Gjermani

news image

Dhjetëra mostra të cilat kanë rezultuar pozitive me koronavirus do të dërgohen nesër në Gjermani nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali drejtori i Departamentit të Mikrobiologjisë në IKShPK, Xhevat Jakupi.

Ai tha se ende nuk dihet numri i saktë i mostrave që do të dërgohen për testim, por që ata presin se do të jenë më shumë se 30 sosh.

“Nesër do të nisen mostrat. Numri ende nuk është caktuar. Nesër dihet. Nuk e di saktë (sa mostra do të dërgohen), po presim me qenë më shumë se 30, por nuk duhet deri nesër”, tha Jakupi.

Ai bëri të ditur se rezultatet e mostrave që do të dërgohen nesër në Gjermani, pritet të dalin përafërsisht pas 10 -14 ditësh./GazetaSinjali/