image Kosova bëhet me edicionin zyrtar shtetëror të lojës së famshme të Monopolit - Sinjali

Kosova bëhet me edicionin zyrtar shtetëror të lojës së famshme të Monopolit

news image

Kosova tashmë po bëhet me edicionin zyrtar shtetëror të lojës së famshme të Monopolit.

Kjo u bë e ditur përmes një konference të organizuar në Prishtinë, ku zyrtari i kompanisë Winning Moves nga Anglia, Jan Jaźëiński, tha se përmes kësaj Kosova po futet në hartën e shteteve rajonale e më gjerë, duke e krijuar këtë edicion special shtetëror.

Ndërkaq sipas përfaqësuesit të kompanisë Rreth e Rrotull, Alban Shabani, që ka të drejtën ekskluzive për këtë lojë, tha se përmes kësaj Kosova ka mundësi që t’i përfaqësojë vlerat e saj natyrore, kulturore dhe historike.

Loja do të jetë në gjuhën shqipe dhe pritet të dalë në treg gjatë verës të vitit 2022.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin