Pas një udhëtimi tre orësh nga aeroporti “Adem Jashari” në Prishtinë, Kombëtarja U21 e Kosovës ka arritur në Londër.
Në orën 19:00 sipas kohës lokale, Dardanët e rinj do ta zhvillojnë stërvitjen e fundit në “MK Stadium” në të cilin edhe do të zhvillohet ndeshja e nesërme kundër Anglisë.
Stërvitja e sotme do t’u shërbejë futbollistëve për t’u ambientuar me fushën, por edhe për t’u përgatitur sa më mirë për takimin e nesërm.
Kosova luan kundër Anglisë nesër në ora 20:00, e vlefshme për kualifikimet e evropianit.
Dardanët kanë një fitore në grupin G, duke kryesuar së bashku me Shqipërinë, derisa Anglia ende nuk ka luajtur asnjë.