image Kosova apo Shqipëria në Euro2020? - Shakohoxha jep mendimin e tij

Futboll

Kosova apo Shqipëria në Euro2020? – Shakohoxha jep mendimin e tij

news image

Komentatori dhe gazetari i njohur sportiv, Shakohoxha, u pyet në lidhje me dy kombëtaret se cila ka më shumë mundësi të shkojë në Kampionatin Europian, ajo e Kosovës apo Shqipërisë, në Top Channel.

Ai tha se “Kombëtarja e Kosovës ka 90% më shumë probabilitet por e rëndësishme është që shqiptarët do të shkojnë në Europian, nuk ka rëndësi se cila prej të dyjave ne do të gëzohemi njësoj”.

Kujtojmë se Kosova këtë muaj do të zhvillojë takimin me Malin e Zi, që do të jetë mjaftë e rëndësishme në rrugëtimin e Kosovës për Euro 2020./Gazeta Sinjali/