image Kosnett: Vota juaj ka rëndësi- votoni për vetën, shtetin dhe të ardhmen tuaj!

Kosovë

Zgjedhjet/ Kosnett: Vota juaj ka rëndësi- votoni për vetën, shtetin dhe të ardhmen tuaj!

news image

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka një porosi për qytetarët e Kosovës, të cilët kanë të drejtë vote në zgjedhjet parlamentare.

Kosnett përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Twitter, ka thënë se vota e çdo qytetari ka rëndësi.

Mirëmëngjesi votues të Kosovës! Sot është dita të zgjoheni dhe të votoni. Vota juaj ka rëndësi- votoni për vetën, për shtetin dhe të ardhmen tuaj. Kosova është shtëpia juaj”, ka shkruar ai.

Qytetarët e Republikës së Kosovës me të drejtë vote, sot që nga ora 07:00 deri në orën 19:00, do të kenë mundësi të votojnë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Në gjithë Kosovën janë hapur 895 qendra votimi me rreth 2 mijë vendvotime, derisa numri i votuesve është 1 milion e 937 mijë e 868./Gazeta Sinjali/