Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett ka uruar kryeministrin Albin Kurti për formimin e Qeverisë së re.
Përmes një shkrimi në Twitter, Kosnett tha se shpreson që me Kurtin do të punojnë për një të ardhme të paqes, drejtësisë dhe prosperitetit për të gjithë qytetarët.
“Urime kryeministrit Albin Kurti dhe Qeverinë e Re. Ne shpresojmë të punojmë së bashku për të ndërtuar një të ardhme të paqes, drejtësisë dhe prosperitetit për të gjithë qytetarët e Kosovës – dhe më urgjentisht, për të mposhtur COVID-19. #Mbanimaskën”, ka shkruar ai./Gazeta Sinjali/