image Kosnett u çon porosi liderëve për fushatën zgjedhore

Kosovë

Zgjedhjet/ Kosnett u çon porosi liderëve për fushatën zgjedhore

news image

Ambasadori i SHBA-ve, Philip Kosnett, ka dërguar mesazh për fushatën që deri më tani janë duke mbajtur partitë politike në vend.

Ka thënë se nuk duhet të harrohet edhe rëndësia e paqes, drejtësisë dhe prosperitetit.

Këto komente Kosnett i ka bërë përmes një postimi në Twitter.

“Përderisa fushata po vazhdon, mos e harroni rëndësinë e paqes, drejtësisë, dhe prospertitetit për të gjithë”, ka shkruajtur ai.

Ambasadorët e huaj në Kosovë që nga fillimi i parafushatës zgjedhore kanë dërguar mesazhe të njëpasnjëshme për atë se çka duhet të bëj Qeveria në ardhje.

Nicholas Abbott, ambasador i ri i Britanisë së madhe në Kosovë ka thënë se individët që flasin për korrupsionin dhe luftën kundër kësaj dukurie, duhet të kenë vepra konkrete në drejtim të këtij misioni.