image Kosnett: Trump ka punuar shumë për marrëveshjen Kosovë-Serbi

Kosovë

Reagimi/ Kosnett: Trump ka punuar shumë për marrëveshjen Kosovë-Serbi

news image

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett përmes një shkrimi në rrjetin e tij social Twitter ka folur për marrëveshjen e arritur me kthimin e linjës ajrore mes Kosovës dhe Serbisë.

Kosnett ka thënë se Trump dhe ekipi i tij kanë punuar shumë për këtë marrëveshje, përcjell Gazeta Sinjali.
Sipas tij, ky është vetëm fillimi i një të ardhme të ndritur për kosovarët dhe serbët.

“Presidenti Trump dhe ekipi i tij kanë punuar shumë për ta arritur këtë marrëveshje, që është vetëm fillimi i një të ardhme të ndritur për shokët tanë në Kosovë dhe Serbi. Ky hap është një fitore për regjionin. Faleminderit ambasadorit Grenell për lidershipin e tij”, ka shkruar Kosnett./Gazeta Sinjali/