image Kosnett tregon se çfarë bisedoi me Osmanin sot

Politikë

Kosnett tregon se çfarë bisedoi me Osmanin sot

news image

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, është lajmëruar në Twitter pas takimit që pati sot me presidenten në detyrë, Vjosa Osmanin, shkruan Gazeta Sinjali.

Kosnett e ka përgëzuar Osmanin për rezultatin e këtyre zgjedhjeve dhe ka shprehur optimizmin e tij për bashkëpunim me qeverinë e re.

“U takua me presidenten në detyrë, Vjosa Osmani, për ta përgëzuar atë dhe popullin e Kosovës për rezultatet e zgjedhjeve dhe për të diskutuar hapat e ardhshëm për formimin e qeverisë së re. Ne shpresojmë të punojmë me të dhe qeverinë e re, sapo të formohet, për adresimin e sfidave kritike dhe qëllimeve të përbashkëta”, ka shkruar Kosnett në Twitter./Gazeta Sinjali/