image Kosnett: Tani është koha që të formohet qeveria dhe të plotësohen premtimet elektorale

Kosovë

Politikë/ Kosnett: Tani është koha që të formohet qeveria dhe të plotësohen premtimet elektorale

news image

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, përmes një postimi në rrjetin social Twitter ka thënë se tani është koha për t’u krijuar sa më shpejt qeveria dhe të fillojë me plotësimin e premtimeve.

“Tani është koha që qeveria e re të formohet dhe të fillojë me plotësimin e premtimeve që u bënë gjatë fushatës elektorale”, ka shtuar ai.

Kosnett është shprehur se është i kënaqur me certifikimin e rezultateve zgjedhore.

“Së bashku me popullin e Kosovës, ne jemi të kënaqur me certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve që u mbajtën me 6 tetor”, ka shkruar Kosnett në rrjetin social Twitter.

Sot KQZ ka certifikuar rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit dhe tani dihet saktë se me çfarë forca do të përfaqësohen subjektet politike në Kuvend. /Gazeta Sinjali/