image Kosnett takoi Mustafën, ja çka u bisedua në takim

Kosovë

Pas zgjedhjeve/ Kosnett takoi Mustafën, ja çka u bisedua në takim

news image

Sot, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa është takuar me Ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett. Gjatë këtij takimi është diskutuar për procesin zgjedhor në Zgjedhjet nacionale 2019, njofton LDK, transmeton Gazeta Sinjali.

“Kryetari Mustafa shprehu mirënjohjen dhe falënderimin e veçantë për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë SHBA-të Kosovës.

Ambasadori Kosnett ishte i kënaqur me atë se sa mirë shkoi procesi zgjedhor, me daljen e lartë në votime, dhe për faktin se kishte aq shumë përqëndrim në çështjet për të cilat shqetësohen votuesit. Ai tha se pret një përqëndrim të ripërtërirë në përparim kundër korrupsionit, në ekonomi, dhe në dialog me Serbinë drejtë arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse që do të sjellte stabilitet dhe paqë të qëndrueshme në rajon”, thuhet në njoftimin dërguar mediave.

Në takim të pranishëm ishin nënkryetarët Agim Veliu, Vjosa Osmani, Lutfi Haziri dhe anëtarja e Kryesisë,  Vlora Dumoshi.

Kosnett ka zhvilluar sot takim edhe me Albin Kurtin.

/Gazeta Sinjali/